Thaçi uron suksesin historik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Presidenti i Kosovws, Hashim Thaçi ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës për suksesin e arritur në zgjedhjet nacionale në Serbi.

Thaçi uron suksesin historik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin e arritur në zgjedhjet nacionale në Serbi.

Në këto zgjedhje të përgjithshme pesë parti politike shqiptare ishin bërë bashkë në një listë dhe arritën të marrin katër deputetë në Kuvendin e Serbisë.

Ky përfaqësim kaq i madh i shqiptarëve në Serbi është lajm historik sidomos në kohën kur dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka marrë vëmendjen ndërkombëtare.

“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Lista e përbashkët e shqiptarëve në Luginën e Presheves doli të jetë thelbësore në arritjen e këtij suksesi pasi në të kaluarën nuk kishte përfaqësim kaq të gjerë. /Insajderi/