Thaçi uron Vuçiqin para Nishanit

Thaçi uron Vuçiqin para Nishanit

Presidenti i vendit pas një vizite disa ditore tek arbëreshët e Italisë, ka shfrytëzuar ditën e kthimit në Prishtinë që t’i kthehet punës në Prishtinë, duke bërë dy telefonata: një në Serbi e tjetrën në Shqipëri.

Fillimisht ka telefonuar  Aleksandar Vuçiq me të cilin tha se ka folur në telefon, ku e ka uruar për detyrën e re, si president i Serbisë.

“Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, ka shkruar presidenti.

Në Facebook, Thaçi postoi një fotografi ku ai është duke folur në telefon të vjetër. Kjo fotografi është bërë gjatë kohës kur Thaçi ishte kryeministër dhe nuk ishte i dhënë pas teknologjisë, duke përdorur vetëm telefona të serive të vjetra.

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e urova për detyrën e…

Posted by Hashim Thaçi on Tuesday, 27 June 2017

E pas Vuçiqit, presidenti ka bërë një telefonatë tjetër. Ka telefonuar presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin. Këtë e ka uruar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 Qershorit.

“Presidentin Nishani, përmes një bisede telefonike, sot e urova për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nëpër të cilin po kalon Shqipëria”, shkroi Thaçi në Facebook.

Tek postimi për telefonatën me Nishanin, ai postoi një fotografi gjatë një pritje ceremoniale ushtarake të FSK-së për nder të vizitës së presidentit të Shqipërisë në Kosovë./Insajderi.com

Presidentin Nishani, përmes një bisede telefonike, sot e urova për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nëpër të cilin po…

Posted by Hashim Thaçi on Tuesday, 27 June 2017