
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka kujtuar nëntë vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), mbi shtetësinë e Kosovës, shkruan Insajderi.
Ai e ka cilësuar këtë si fitoren më të madhe ndërkombëtare të Kosovës.
“U bënë nëntë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konfirmoi të drejtën tonë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Kjo ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Republikës së Kosovës, e cila i hapi rrugë forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe vulosi përjetësisht të drejtën tonë për vetëvendosje”, ka shkruar ai.
Ndërsa në fund ka thënë se ky vendim ka trasuar rrugën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB./ Insajderi.com