Melisa Lleshi është larguar përfundimisht nga formati “Për’puthen”, pas shumë ditësh që ajo përballet me akuza se është në lidhje me Andi Shehin.
Lajmin se ajo po largohet nga emisioni e dha sonte gjatë “Për’puthen Prime”. Të premten që lamë pas, ajo kërkoi të mos zgjidhte asnjë djalë për takimin e javës, duke u shprehur se të dielën do të shprehte një vendim, njofton Insajderi.
Ajo veçoi thashethemet e shumta si arsyen kryesore që e shtyu në këtë vendim duke thënën, “Nuk mbaj dot më”.
Ish-konkurrentja tha se sulmet e shumta dhe të vazhdueshme nga jashtë dhe brenda studios ndikuan emocionalisht keq tek ajo. Për më tepër, ajo nuk shihte asnjë nga djemtë si partnerin e saj të ardhshëm. /Insajderi.com