The House That Jack Built – Filmi i ri i Lars von Trier që regjisori e konsideron si testamentin e tij

Lars von Trier ka bërë një film të ri, dhe sipas të gjitha pritjeve, është një sulm ndaj shqisave.

The House That Jack Built – Filmi i ri i Lars von Trier që regjisori e konsideron si testamentin e tij

Në rolin kryesor të The House That Jack Built, është Matt Dillon, që luan psikopatin karizmatik, që i sheh vrasjet si art performues dhe trofetë e tij si instalacione. Jack vret pa keqardhje dhe si duket edhe pa konsekuenca, ai vazhdon prej një akti në tjetrin.

Image result for lars von trier the house that jack built

Von Trier, ngjajshëm me karakterin e filmit të tij, Jack ka pasur fatin e njejtë, të bie në kurthën e demonëve të tij.  Tani ai ndjehet i shpenzuar emocionalisht, lidhur me çka ka ndikuar edhe marrëdhënia e tij me drogat dhe alkoolin. Ai mendon se filmi i tij i 13 do të jetë si kënga e fundit e mjellmës. “Kur e pashë në ekran, e ndjeva shumë” thotë ai,”me dukej si lloj testamenti i fundit” shkruan The Guardian.

Image result for lars von trier breaking the waves

The House That Jack Built mendohet të jetë kthimi i tij triumfant në Kanë, ngjajshëm me birin plëngprishës të mitit. Prej shumicës, filmi është konsideruar i llahtarshëm, provokues si të gjithë filmat tjerë të Von Trier, ku gjithçka është e ironizuar me stil përpos dhunës, e cila vjen e pa zbukuruar dhe e tmerrshme. Rreth 100 persona kanë dalur prej kinemasë gjatë shfaqjes. Por sipas Von Trier premiera ka qenë më e mirë. “Audienca ishte e mirë ndaj meje, çka ishte prekëse. Me kalimin e moshës, bëheni më i prekshëm ndaj këtyre gjërave”.

Image result for lars von trier melancholia

Von Trier thotë se gjithçka në jetë e frikëson përpos filmave. Regjia për të është një mënyrë për të shfrytëzuar demonët e tij dhe për t’i shëndrruar në diçka tjetër.

Filmat e tij më të mirë trajtojnë këto tematika, karaktere që janë në skaj të egzistencës, të shtyrë prej forcave të errëta të psikës së tyre.

Image result for lars von trier

Ai e pranon që karakteret e tij janë në fakt alter egot e tij. Charlotte Gainsbourg në Antikrishti, depresivja Kirsten Dundt në Melancholia, Kidman në Dogville të gjitha në një mënyrë apo tjetër janë trajta të tij, prandaj nuk është aspak befasi që ai ndjen afinitet me Jack, i cili beson që do të ja dalë të shpëtoj prej krimeve të tij çka natyrisht është vetëm një lajthitje, sepse një ferr i tmerrshëm e pret atë. Sepse, përtej shpirtit anarkist, veprat e Von Trier frymojnë në një univers strikt moral. Është një vend i shenjtorve, martirve dhe mëkatarëve. Nëse Jack beson në ndëshkimin hyjnor, me siguri kështu beson edhe regjisori i tij.