The Mirror: Mikel Arteta arrin marrëveshje, bëhet trajneri i ri i Arsenalit

The Mirror: Mikel Arteta arrin marrëveshje, bëhet trajneri i ri i Arsenalit

Mikel Arteta është pajtuar që të bëhet trajneri i ardhshëm i Arsenalit me klubin që shpreson se ai do të jetë në detyrë para udhëtimit të së shtunës kundër Evertonit.

Ish kapiteni i Arsenalit, Arteta, do të jetë krah Pep Guardiolas te Manchester City në bankë edhe për ndeshjen e Carabao Cup kundër Oxford United gjatë të mërkurës mbrëma, shkruan The Mirror.

Por, 37 vjeçari Arteta, tashmë është tepër afër që të finalizojë një marrëveshje tre vjeçare e gjysmë në Emirates pas bisedimeve të stërzgjatura në 48 orët e fundit.

Klubi do ta konfirmojë spanjollin në këtë pozicion pas ndeshjes kundër Oxfordit që do ta zhvillojë City.

Arteta në karrierën e tij si futbollist përveç Arsenalit kishte luajtur edhe për ekipe si Everton, Real Sociedad, Rangers, Paris Saint Germain dhe Barcelona.

Ai kishte bërë 536 paraqitje dhe i kishte shënuar 73 gola.