‘The Voice Kids’, kush fitoi çmimin e parë

‘The Voice Kids’, kush fitoi çmimin e parë

Mbrëmjen e djeshme  u mbajt finalja e spektaklit të njohur “The Voice Kids” në Shqipëri, ku mes  emocionesh, lotësh e duartrokitjesh, u shpall fituese vogëlushja Altea.

Vajza nga Korça ishte pjesë e skuadrës “Gjoka” dhe spikati me zërin e talentin e saj, duke marrë kështu çmimin  fitues të  këtij edicioni.

Prezantuesja e emisionit, Dojna Mema, u  përlot gjatë momentit final dhe falenderoi stafin për besimin dhe mbeshtëtjen që i dhanë.