The Washington Post shkruan për vdekjen e Demaçit

The Washington Post shkruan për vdekjen e Demaçit

 

Vdekja e veprimtarit të shquar Adem Demaçi ka zënë vend edhe në mediat botërore. The Washington Post ka publikuar një artikull për “Mandelën e Ballkanit”, që vdiq dje nga shkaqe natyrale në moshën 82-vjeçare.

Artikulli rikujton se Demaçi ka kaluar afro tri dekada në burgjet e Serbisë, dhe se Kosova ka shpallur tri ditë zie në nderim dhe kujtim të figurës së rezistencës kombëtare.

Demaçi në fillim ishte i njohur si shkrimtar, pastaj mbrojtësi i të drejtave të njeriut, u arrestua tri herë dhe kaloi 28 vjet në burg për rezistencë ndaj regjimit të ish-Jugosllavisë. Pas luftës, përsëri Demaçi ishte pjesë e skenës politike, duke u përfshirë më shumë në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve.

Ai ka lënë pas gruan, një djalë dhe një vajzë