Themeluesi i Jelly Belly ka fshehur një biletë ari: Ai që e gjen do të fitojë një nga fabrikat e tij

Themeluesi i Jelly Belly ka fshehur një biletë ari: Ai që e gjen do të fitojë një nga fabrikat e tij

Para daljes në pension, krijuesi i Jelly Belly po pret një seri gjuetie thesarësh në të gjithë vendin. Ai po fsheh bileta ari, të cilat do t’u japin çmime parash për gjetësit. Lojtarët do të kenë të drejtën për “çmimin përfundimtar”, i cili është çelësi për një nga fabrikat e tij të ëmbëlsirave, shkruan Penn Live, transmeton Insajderi.

Sipas një raporti nga Delish, David Klein, i cili themeloi Jelly Belly në vitin 1976, dëshiron të ndajë “frytet e punës së tij” para se të dalë në pension. Klein po fsheh një biletë të artë në secilin shtet. Një tarifë hyrëse prej 49,99 dollarësh kërkohet për ata që dëshirojnë të marrin pjesë, në mënyrë që të kenë qasje në informacionin e shtetit të tyre, thuhet në raport.

Sipas raportit, David Klein, i njohur si “Candyman”, në të vërtetë po jep një nga fabrikat e tij. Kushdo që merr pjesë do të ketë mundësinë të provojë gjuetinë e ” thesarit. Fituesit të kësaj pjese do t’i jepet “çelësi i një prej fabrikave të ëmbëlsirave të David Klein dhe një udhëtim dhe edukim i paguar për të gjitha shpenzimet në një universitet që bën karamele”, tha raporti. /Insajderi.com