Theresa May ka udhëtuar drejt Bruksel. Pritet që kryeministrja britanike ti lutet BE për shtyrjen e Brexit për tre muaj.
Në një samit të BE në Bruksel, May do përpiqet të bindë 27 shtetet e tjera që të shtyjnë datën e daljen e Britanisë nga unioni pas 29 marsit.
Britania e Madhe do largohet nga BE të premten e ardhshme, nëse ligji nuk ndryshohet. Nëse largohet, do dalë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.
May ra dakord për një marrëveshje me BE, por deputetët e hodhën poshtë dy herë, përcjell Ora.
Ajo i ka kërkuar BE për një zgjatje të shkurtër të procesit dyvjeçar të Brexit, neni 50, deri më 30 qershor, me shpresën se është kohë e mjaftueshme për deputetët që të mbështesin marrëveshjen e saj.