Theresa May refuzon thirrjet për shtyrje të daljes së Britanisë nga BE

Kryeministrja britanike Theresa May i ka refuzuar propozimet që të shtyhet dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe ka pretenduar se do të përpiqet që parlamenti ta miratojë marrëveshjen mbi Brexitin.

Theresa May refuzon thirrjet për shtyrje të daljes së Britanisë nga BE

May në dhomën e ulët të parlamentit ka thënë se para se t’i drejtohet liderëve të BE, do të bisedojë me deputetët e qeverisë dhe të opozitës me rastin e brengosjes së tyre në lidhje me arritjen e marrëveshjes.

BE insiston në marrëveshjen e arritur mbi Brexitin dhe se nuk mund të ketë negociata të reja.

Marrëveshjen të cilën e ka arritur May me Brukselin parlamenti britanik e ka refuzuar bindshëm javën e kaluar, dhe ajo ka pas afat deri sot ta prezantojë të ashtuquajturin “Planin B” për Brexit.

Parlamenti më 29 janar do të debatojë për “planin May” dhe për alternativat të cilat do t’i paraqesin deputetët./Insajderi.com.