Theret me thikë një shtetas i huaj në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll

Theret me thikë një shtetas i huaj në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll

Një shtetas i huaj është therur me thikë gjatë mbrëmjes së sotme në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tutje tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Rreth orës 19:30 është raportuar për një therrje me thikë të ndodhur në “Vranidoll” respektivisht në Qendrën e Azilkërkuesve. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e e para dyshohet për një persona të lënduar nga mjeti i mpreht ( thikë) i cili është transferuar në QKUK për trajtim të metjmë mjekësor”, ka thënë Borovci.

Ai ka njoftuar po ashtu se për këtë rast janë arrestuar dy persona, po ashtu shtetas të huaj.

“Ndërlidhur me rastin, veprimet e shpejta policore kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe aktualisht është iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima dhe të dyshuarit janë shtetas të huaj”, ka thënë tutje Borovci. /Insajderi.com