Theret një mësuese në lagjen Emshir në Prishtinë

Një mësuese është therrur në mëngjesin e sotëm në shkollën “7 Marsi” në lagjen Emshir Prishtinë.

Raportohet se këtë vepër e ka kryer një prinde e mësueses. Viktima është dërguar për trajtim të menjëhershëm në QKUK.

Në vendin e ngjarjes këto momente ndodhen edhe policia.

Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, derisa gjithçka është zhvilluar para syve të nxënësve parashkollor të moshës 4-5 vjeçare.