Therret me thikë një 13 vjeçar në Prishtinë

Therret me thikë një 13 vjeçar në Prishtinë

Është therrur në krah një fëmijë i moshes 13 vjeç, të enjten rreth orës 13:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili për shkaqe të panjohura me një mjet të mprehtë –  kishte therr në krah viktimën fëmiun e moshës 13 vjeç”, thuhet në raportin policorë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë.

Si pasojë nga lëndimi i therrjes viktima ka marë tretman mjekësor dhe është liruar për në shtëpi.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”. /Insajderi.com