Therret me thikë një person në Vushtrri

Therret me thikë një person në Vushtrri

Dje në orët e pasdites Policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje ne tentative’.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Pandeli Sotiri’ në Vushtrri, ku sipas të dhënave të para dhe deklaratave të siguruara bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje të çastit ndërmjet të përfshirëve në rast, nga një mjet i mprehtë (thikë) i lënduar ka mbetur një person i gjinisë mashkullore, i cili ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin e qytetit të Vushtrrisë.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe është konfiskuar një thikë.

Pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit, njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje ne tentative dhe pjesëmarrje në rrahje’, ka njoftuar Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.