“Thesaret e Natyrës” tek Pylli i Arinjëve, atraksion i ri vetëm pak minuta larg Prishtinës

“Thesaret e Natyrës” tek Pylli i Arinjëve, atraksion i ri vetëm pak minuta larg Prishtinës

Një vend i rrethuar nga natyra plotë gjelbrim, e në mes të saj një eksplorim plotë jetë. “Pylli i Arinjëve” është një ndër vendet më atraktive i pëlqyer nga vizitorët. Gjendet në magjistralen Prishtinë-Gjilan afër Liqenit të Badovcit, e gjatë vikendit numri i vizitorëve shkon nga 2000 deri ne 2500.

Tani e disa muaj është funksionalizuar tërësisht qendra për edukim mjedisor “THESARET E NATYRES” në kuadër të Pyllit të Arinjve Prishtina me tri kopmponentet e saj: vend për tu ushqyer freskët dhe shëndetshëm, hapësira për punë me dy salla të konferencave, dhe dyqani i suvenireve me produkte unike dhe kreative.

Kjo qendër është hapur me qëllim që vizitorëve të Pyllit të Arinjve Prishtina tju jep mundësinë për një përvojë më të gjerë dhe më të gjatë në Pyllin e Arinjve Prishtina.

Ushqimi vegjetarian dhe i shëndetshëm, mjedise dhe hapësira pune për ngjarje të ndryshme, dhe dyqan të dhuratave ku promovojmë produkte nga organizata dhe projekte të ndryshme e ka zgjeruar gjithë eksperiencën në Pyllin e Arinjve duke krijuar kështu mundësinë që vizitorët tanë të kalojnë një fundjavë relaksuese me një përjetim ndryshe.

Koncepti  i tyre është unik duke pasur prapa kauzën e shpëtimit të arinjve që janë mbajtur në robëri nëpër vende të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë. Kujdesi dhe hapësira që kanë krijuar për ta duke ju ofruar jetë më të mirë se ku kanë qëndruar më parë dhe pastaj duke krijuar një ambient të përshtatshëm për familje dhe  veçanërisht për fëmijë me aktivitete edukative që ata të shijojnë një përvojë ku përveç natyrës dhe lojës, të kenë mundësinë edhe të mësojnë më shumë për mirëqenien kafshëve dhe mjedisin.

Përveq gjelbrimit ju keni mundësi të ndjeni edhe freskinë e Liqenit të Badovcit.

E në mes të këtij vendi gjendet restauranti që ka një meny të gjerë të ushqimit të shijshëm duke i’u ofruar kështu edhe ushqim vegjetarian duke pasur mundësinë të ushqeheni shëndetshëm me produktet natyrale. Ushqimi i freskët me fokus në menynë vegjetariane dhe tradicionale, ku përbërësit kultivohen nga familje fermere të zonës.

Përveq restaurantit, në kuadër të qendrës janë edhe dy salla të konferencave, të cilat janë tejet komode dhe me një qetësi për të zhvilluar mbledhjet, takimet apo punëtoritë e juaja, sallat posedojnë të gjitha paisjet dhe infrastrukturën e nevojshme.

Vizita në Pyllin e Arinjve kontribuon në vazhdimin e projektit për kujdesin e arinjve të shpëtuar nga robëria dhe tortura, projekt që ka ndikuar drejtëpërdrejtë në ngritjen e vetëdijes dhe kujdesin ndaj kafshëve në përgjithësi dhe arinjëve në veçanti në vendin tonë.

Ndryshe nga herat tjera ju mund të vizitoni edhe dyqanin e survenireve dhe produkteve artizanale duke mbeshtetur kështu shoqata të ndryshme për përkrahjen e komuniteteve dhe kujtimet ti merrni me vete.

Për më shumë detaje ndiqeni viedon e bashkangjitur:

Thesaret e Natyrës

Disa nga arsyet pse duhet të vizitoni Thesaret e Natyrës tek Pylli i Arinjve Prishtina ?

Gepostet von Thesaret e Natyrës am Freitag, 19. Juli 2019