Theu boshtin kurrizor në Kazakistan, ky njeri është viktimë e Pacollit që në fushatë premton mirëqenie

Theu boshtin kurrizor në Kazakistan, ky njeri është viktimë e Pacollit që në fushatë premton mirëqenie

Sa herë vijnë fushatat parazgjedhore, Behgjet Pacolli, Presidenti i AKR-së, ashtu siç e qujanë bashkëpartiakët – e ka gojën plot premtime.

Njëjtë siç ka bërë edhe ditëve të fundit në disa qytete të Kosovës, ku para qytetarëve është zotuar për zhvillim ekonomik, punësime dhe mundësi të barabarta për të gjithë, shkruan Insajderi.

 

“Vushtrriasit janë punëtorë të mëdhenj dhe me qeverisjen e koalicionit tonë do të kenë përkrahje më të madhe për zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. Frymën e lirisë ekonomike, mundësive të barabarta, zhvillimit ekonomik, prosperitetit dhe hapjes së vendeve të reja të punës, e përçuam sot edhe në Vushtrri. 6 tetori do të jetë fitore e madhe”.

Image may contain: one or more people and crowdBehgjet Pacolli në Vushtrri, 18.09.2019

 

“Prizreni fuqishëm është rreshtuar në mbështetje të këtij projekti, për frymën e lirisë ekonomike, mundësive të barabarta, zhvillimit ekonomik, prosperitetit dhe hapjes së vendeve të reja të punës”.

Image may contain: 12 people, suitBehgjet Pacolli në Prizren, 19.09.2019

 

“Për projektin tonë për frymën e lirisë ekonomike, mundësive të barabarta, zhvillimit ekonomik, prosperitetit dhe hapjes së vendeve të reja të punës, sot jemi në Lipjan, ku takuam struktura tona në këtë qytet”.

Image may contain: 2 people, indoor
Behgjet Pacolli në Lipjan, 20.09.2019

 

“Qytetarët e Ferizajt kanë kuptuar se programi ekonomik i AKR-së, që njëherazi është boshti i programit tonë politik, që bazohet në promovimin e lirisë ekonomike, tregut të lirë, iniciativës së lirë dhe rolit lehtësues jo arbitrar të shtetit në proceset ekonomike, e që është garanti kryesor i një mirëqenie dhe stabiliteti afatgjatë ekonomik në Kosovë”.

Image may contain: 1 personBehgjet Pacolli në Ferizaj, 20.09.2019

 

Por realitetit duket krejt tjetër – së paku sipas rrëfimit të ish-punëtorit të Pacollit në Kazakisatan.

Në prill të vitit 2015, Besim Zeneli pësoi aksident në Astana të Kazakistanit, derisa po punonte për kompaninë e Behgjet Pacollit, zëvendëskryeministrit në largim, shkruan Insajderi.

Atij përveç hospitlaizimit në Astana nuk iu ofrua asgjë, ani pse para se ta merrte rrugën i kishin thënë se ka sigurim shëndetësor.

Kompania e Behgjet Pacollit i ofron vetëm 20 mijë euro punëtorit të gjymtuar në Kazakistan

Sigurimi, siç tregon ai iu bë një ditë pas rrëzimit. Gjashtë muaj pas aksidentit, atij i ofrohet një shumë prej 20 mijë euro për ta mbyllur gojën.

Prej rrëzimit në Kazakistan, Zeneli është krejtësisht i paaftë për punë. Babai i shtatë fëmijëve jeton vetëm me ndihmë sociale. Ai po pret që Gjykata të vendos drejtësi.

Kompanisë së Pacollit, duke se ky rast dhe disë të tilla të ngjashëm, nuk i kanë bërë përshtypje. Ata pos që kanë vendosur të heshtin, kanë ndërmarrë edhe një veprim tjetër.

Kompania “Oriental Mushrooms”, në kuadër të kompanisë “Mabco Constructions” e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli, ka hapur një konkurs për 105 vende të lira të punës – në një lokacion që nuk ka leje ndërtimore.

Hapa e këtij konkursi është duke u kritikuar nga Komuna e Lipjanit, sipas tyre kjo po ndodh vetëm për shkak të fushatës zgjedhore.

Skandaloze: Të papunët e Lipjanit targetohen për vota në këtë formë të ulët nga firma e Pacollit

 

insajderi.com