Thiago flet për duelin e fituar ndaj Barcelonës dhe kundërshtarët e radhës të Bayernit

Thiago flet për duelin e fituar ndaj Barcelonës dhe kundërshtarët e radhës të Bayernit

Thiago Alcantara po i kalon ditët e fundit si futbollist i Bayernit, pasi ai ka paralajmëruar largimin nga klubi në fund të sezonit të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Mesfushori spanjoll ka bërë të qartë se dëshiron një aventurë të re, por në rast triumfi të bavarezëve në Ligën e Kampionëve, atëherë ai mund ta ndryshoj mendimin e tij.

Pas fitores së madhe 8-2 ndaj Barcelonës, Thiago ulë euforinë e skuadrës duke thënë se ka qenë vetëm një fitore, pasi nuk kanë fituar asgjë.

“Rezultati i ndeshjes na jep shumë besim, por ka qenë thjeshtë një fitore që na ka sjell kualifikimin, nuk kemi fituar ende asgjë”.

“Kemi zhvilluar një ndeshje si një finale, por kemi kaluar vetëm në gjysmëfinale dhe ende na pret punë”, tha spanjolli.

“City apo Lyon? Vërtetë nuk na intereson shumë për kundërshtarin, ne duam të arrijmë vetëm në finale”, deklaroi Thiago.

Bayerni është skuadra e tretë gjysmëfinaliste, teksa sonte vendoset kundërshtari i tyre i radhës në mes Manchester Cityt dhe Lyonit./Insajderi.com