Thiago Silva arrin marrëveshje të re me Chelsean

Thiago Silva arrin marrëveshje të re me Chelsean

Chelsea pritet që të zyrtarizojë nënshkrimin e një kontrate të re me mbrojtësin brazilian, Thiago Silva, shkruan Insajderi.

Gazetari italian, Fabrizio Romano, ka raportuar se 36-vjeçari, i cili ju bashkua Bluve të Londrës si transfer i ri nga Paris Saint-Germain verën e kaluar, është pajtuar për një kontratë të re me terma të përmirësuar dhe zyrtarizimi pritet së shpejti.

“Kontratë e re e Thiago Silvas deri në qershor të 2022, që do të lajmërohet së shpejti – është arritur akordi dhe do të përfundon brenda javës”, ka treguar ai.

Sipas tij, Chelsea është duke shikuar transferimin e një mbrojtësi këtë verë dhe është duke i shikuar mundësitë më të mira në treg”./Insajderi.com