Thiago Silva, Ben Chilwell dhe Kai Havertz, do të prezantohen ditën e premte tek Chelsea

Thiago Silva, Ben Chilwell dhe Kai Havertz, do të prezantohen ditën e premte tek Chelsea

Ekipi i Chelsea, është duke “goditur” fuqishëm në këtë afat të transferimeve, pas ndalesës prej dy afateve pa transferime, që i ishte shqiptuar nga UEFA.

Sipas Sky Sports, Thiago Silva, të ejtën do të udhëtoj për teste mjekësore, ndërsa të premtën do të prezantohet tek Chelsea, transmeton Insajderi.

Chelsea, gjithashtu është shumë afër kompletimit të marrëveshjes me mbrojtësin e majtë të Leicester, Ben Chilwell, për rreth 50 milion funte dhe disa milion të tjera si bonuse.

Ndërsa, mediat e besueshme në Gjermani, kanë raportuar se Bayer Leverkusen dhe Chelsea, kanë arritur marrëveshje për Havertz dhe kanë mbetur vetëm disa detaje për tu finalizuar.

Të tre këta lojtarë, pritet të zyrtarizohen tek Chelsea, në ditën e premte./Insajderi.com.