Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi u ka bërë thirrje qyte" />

Thirrja e Abrashit dy orë para mbylljes së vendvotimeve

Thirrja e Abrashit dy orë para mbylljes së vendvotimeve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, dy orë para përfundimit të procesit të votimit.

Mesazhi i Abrashit ka qenë i shkurtë, por i qartë.

“Dilni votoni, ma pak se 2 orë kanë mbetur”, ka thënë Abrashi, i cili të njëjtën thirrje për të dalë në votime, u kishte bërë qytetarëve edhe më heret gjatë ditës.

Në balotazh, në Komunën e Prishtinës, janë Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arban Abrashi. /Insajderi.com