Thirrja e Institutit: Mos u grumbulloni nëpër Prishtinë, Brezovicë e Prevallë

Thirrja e Institutit: Mos u grumbulloni nëpër Prishtinë, Brezovicë e Prevallë

Instituti i Shëndetësisë Publike, pas konfirmimit të sotëm të dy vdekjeve nga koronavirusi, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Ky institut ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të mos grumbullohen në Prishtinë, Brezovicë e Prevallë ku sipas tyre është vërejtur numër i madh i njerëzve.

“Në Prishtinë, po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet”.

“Në Brezovicë e Prevallë janë mbledhur grumbuj të njerëzve! Kjo është e rrezikshme! Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju! Ju lutemi!”, thuhet në thirrjen e ISHPK-së.

Kjo është thirrja e fundit nga IKPSH-ja për qytetarët

Vdesin dy persona nga koronavirus në Kosovë