fbpx

Franca bën thirrje globale për dizajnimin e kullës së re të Notre Dame

Franca bën thirrje globale për dizajnimin e kullës së re të Notre Dame

Franca po fton arkitekt nga gjithë bota të dërgojnë dizajnët e tyre për ndërtimin e kullës së re e cila do të ngritët mbi katedralen e rinovuar të Notre Dame, shkruan Insajderi.

Kryeministri, Edouard Philippe i tha gazetarëve se ata shpresonin të ndërtonin një kullë të re e cila është adaptuese për teknikat dhe sfidat e kohës sonë.

Kulla u dëmtua tërësisht nga flakët, kurse pjesa e poshtme e katedrales shpëtoi  pak para shkatërrimit total.

Presidenti i vendit, Emmanuel Macron tha se kulla e re do të ishte shumë me e bukur dhe dëshiron që puna të kryhet për pesë vite, edhen pse ekspertët paralajmërojnë se një punë e tillë kërkon dekada të tëra punimesh.

Kulla iu shtua katedrales në shekullin e 19-të si një projekt restaurimi i arkitektit francez Eugene Viollet-le-Duc.

Kryeministri e vëri në pyetje nëse duhet të rindërtohet kulla e trashëguar  nga Viollet-le-Duc apo duhet të përparojmë trashëgiminë duke e krijuar një kullë të re për Notre Dame.

Deri tani është grumbulluar një shumë prej 800 milion eurosh si donacion i shumë kompanive dhe bizneseve të cilët kanë kontribuar në faqen zyrtare për trashëgimi të UNESCO-s./Insajderi.com