Thirrje për marsh protestues pas skandalit të Flora Brovinës

Thirrje për marsh protestues pas skandalit të Flora Brovinës

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mibijetuarve të torturës gjatë luftës së në Kosovë ka bërë thirrje që t’i bashkohet marshimit të tyre të hënë pas skandalit që shkaktoi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Flora Brovina, me prezantimin e një foto ku kinse shihet një grua shqiptare duke u dhunuar nga forcat serbe.

Në thirrjen e Qendrës thuhet se “marshi protestues i thirrur për të hënën, është hapi i parë që po ndërmarrim për të treguar edhe njëherë se të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk janë vetëm dhe të braktisur në përpjekjet për njohje dhe realizim të plotë të drejtave të tyre”, raporton Gazeta Insajderi.

“Mbështetja gjithë shoqëror që do ta dëshmonte edhe njëherë luftimin e stigmës dhe diskriminimit është mëse e nevojshëm. Prandaj, ejani e na bashkohuni. Askush nuk mund ta çajë shoqërinë në këtë pikë!”, thuhet ndër tjera në thirrjen e tyre.

Postimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Fraza e famshme se ‘çfarë nuk të shkatërron të bënë më të fortë’, duket të jetë mbijetesa e vetme të cilën kjo foto-tornado nuk arriti që ta lëkundë. Naiviteti, qëllimisht ose jo, di të jetë i pamëshirshëm duke e futur individin në krizë të ekzistencën së vet përmes çarjes së moralit në raport me vetveten dhe ambientin në të cilin jeton dhe vepron (këtë temë më së miri e trajton J.M. Coetzee te romani ‘Turpi’).

Përtej këtyre dilemave morale dhe ekzistenciale, që shkaktoi shpalosja e fotografisë (tashmë e veifikuar si falso), dhe amullisë shoqërore që shkaktoi, pyetja e cila rëndom shtrohet është: Çka tutje? Asgjë më shumë e as më pak, sesa vazhdim i rrugëtimit tonë të devotshëm e human, të nisuar dy dekada më parë.

Pra, #Qendra Kososovare për Rehabilitimin e të mbijetuarave të tortures angazhimin e saj të nisur #20 vjet më parë, si qendra e parë që ofroi shërbime rehabilituese mjekësore e psiko-sociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, do ta ndjekë, me profesionalizëm, përkushtim dhe paanshmëri deri në sigurimin e qasjes në #drejtësipërviktimat – të mbijetuar të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë.

Pa mëdyshje, këtë do e arrijmë përmes bashkëpunimit me të gjithë akterët relevant të cilët kanë treguar devotshmëri dhe profesionalizëm. Pikërisht, ashtu siç bëmë që nga viti 1999.

Sakaq, #marshiprotestues i thirrur për të hënën, është hapi i parë që po ndërmarrim për të treguar edhe njëherë se të mbijetuarit e dhunës seksuale nuk janë vetëm dhe të braktisur në përpjekjet për njohje dhe realizim të plotë të drejtave të tyre.

Mbështetja gjithë shoqëror që do ta dëshmonte edhe njëherë luftimin e stigmës dhe diskriminimit është mëse e nevojshëm. Prandaj, ejani e na bashkohuni. Askush nuk mund ta çajë shoqërinë në këtë pikë!