Those Who Said No – Nata e filmit dhe librit në kinemanë Armata

Those Who Said No – Nata e filmit dhe librit në kinemanë Armata

Sonte më 5 dhjetor, prej orës 19:00, Sbunker në bashkëpunim me Dokufest dhe Kino Armata sjellin filmin “Those Who Said No” me regji të Nima Sarvestani në kuadër të natës të filmit dhe dhurimit të librave.

Muaji dhjetor është zgjedhur të portretizohet me krimet e luftës dhe pasojat e saj.

“Those Who Said No” është storie rreth kërkimit të drejtësisë dhe mbylljes të etapës që njihet si “Dekada e përgjakshme” në Iran. 25 vite pas krimeve te bëra nga regjimi iranian, autorët e vrasjeve të të burgosurve politik në vitin 1988 mbajnë pozita të larta qeveritare.

Filmi ndjek rrjedhën e Tribunalit të Iranit në Gjykatën e Drejtësisë të Hagës, përmes dëshmive të njerëzve të guximshëm që refuzojnë të heshtin, njerëz që luftojnë për të drejtën për të treguar historinë e tyre në gjykatë.

Shfaqja e filmit do të mbahet në Kino Armata, ndërsa filmat janë siguruar nga programi i Dokufest SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR, të komisionuara nga “The WHY Foundation” – Danimarkë, për shfaqje publike që kanë karakter edukativ.

Pas shfaqjes të filmit, do të dhurohen disa libra dhe do të mbahet një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.