Thumbon Dhurata Dorën, Eni Koçi: Thash të vërtetën…

Thumbon Dhurata Dorën, Eni Koçi: Thash të vërtetën…

Nuk ka përmendur emra konkretë por fansat kanë aluduar se deklaratat e Greta dhe Eni Koçit janë pikërisht për Dhurata Dorën.

Dora për një ditë ka arritur deri në 7 milion klikime në projektin e saj me Soolking, ndërsa kjo gjë i ka penguar ndonëse jo drejtpërdrejtë disa këngëtarë.

“Të dashur miq disa gazetarëve u mjafton një reagim i imi për blerjen e klikimeve për të shpikur teori që askush nuk i merr vesh. Unë kam thënë një të vërtetë e cila tanimë dihet edhe nga një fëmijë. Ka pafund raste të blerjes që konkurrencën e drejtë në muzikë e kanë kthyer në banalitet. Artisti jeton për respekt dhe audiencë reale. Si mund t’i thuash vetes artist kur blen audiencën? Ky është shqetësimi im.Ka shumë artistët të mirë që i meritojnë milionat e botës, por ne kaq popull jemi. Pse nuk është gjë e çuditshme kjo?

Maluma dhe Madonna që janë emra të mëdhenj të muzikës botërore arrijnë 3 milion për një ditë ndërsa shqiptarët kapin 1 milion në ditë, në mos më shumë. Unë nuk kam përmendur asnjë rast konkret, por kam thënë një fenomen që shumë artistë të respektuar i ka demotivuar ose e kanë lënë këtë punë. Po, secili që ka blerë le të hidhërohet nga postimi im, ndërsa ata që i kanë reale mos të shqetësohen sepse e dinë të vërtetën dhe audiencën reale që nuk ua tjetërson askush”, ka thënë ajo në postimet e saj.