Thumbon anëtari i LDK-së: Komunistët e duan pushtetin absolut

Thumbon anëtari i LDK-së: Komunistët e duan pushtetin absolut

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Muhamet Hamiti, ka folur rreth bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.

Derisa të dyja këto parti nuk po mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për ndarjen e postit të presidentit, Muhamet Hamiti në një postim në Facebook thotë se njerëzit me mendësi autoritare – komunistët në radhë të parë – e duan pushtetin absolut.

“Kontrolli reciprok i pushteteve (checks and balances) mundëson funksionim demokratik të shoqërisë e të shtetit. Njerëzit me mendësi autoritare – komunistët në radhë të parë – e duan pushtetin absolut. Ky soj autokratësh kontrollin reciprok të pushteteve e sheh si cenim të pushtetit të tyre. Shembuj të kësaj mendësie ka shumë në Kosovë e në Shqipëri”, ka shkruar Hamiti./ Insajderi.com