Thyen heshtjen zgjedhore, LDK bën dy ankesa kundër LVV-së, PDK dy ankesa ndaj LDK-së

Thyen heshtjen zgjedhore, LDK bën dy ankesa kundër LVV-së, PDK dy ankesa ndaj LDK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të shtunën ka pranuar katër ankesa nga subjektet e ndryshme politike për thyrjen e heshtjes zgjedhore.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Shefi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.

Ai ka bërë të ditur se dy prej ankesave janë parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe dy tjera nga Partia Demokratike e Kosovës kundër LDK-së.

“Sot, ende nuk kemi pranuar asnjë ankesë. Gjatë ditës së djeshme i kemi pranuar katër ankesa. Dy prej ankesave janë parashtruar nga LDK-ja kundër VV-së dhe dy të tjera nga PDK-ja kundër LDK-së”, tha Desku.

Ndryshe, të dielën janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë./Insajderi.com