“Ti e bën botën time më të bukur”, Dua Lipa uron të dashurin në ditëlindjen e tij të 22-të

“Ti e bën botën time më të bukur”, Dua Lipa uron të dashurin në ditëlindjen e tij të 22-të

Ata kanë qenë bashkë që kur filluan marrëdhënien e tyre në qershor të vitit 2019.

Dhe Dua Lipa dëshmoi se është më e dashuruar me Anwar Hadid se kurrë më parë, ndërsa ndau me fansat në rrjetet sociale disa fotografi për të për të shënuar ditëlindjen e tij të 22-të të martën.

Këngëtarja 25 vjeçare, publikoi disa imazhe ku shihej me bukuroshin, teksa shkroi: “Ti e bën botën time shumë më të mirë”, shkruan DailyMail.

Dua ndau disa çaste të çiftit gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, me imazhe që e shfaqnin çiftin nëpër pushime.

Me titullin e postimit romantik, ajo shkroi: “Urime ditëlindjen bebe, një tjetër xhiro rreth diellit … ti e bën botën time shumë më të mirë”.

Aq e lumtur së bashku: Dua ndau disa çaste të çiftit gjatë gjithë marrëdhënies së tyre

“Jam me fat që të dua dhe jam në dashuri me ty. Dexter është shumë me fat dhe të do ty shumë, mezi pres të festoj me ju sot”, shkroi ajo më tutje.

Ditët më të mira: Në mesin e përzgjedhjes së imazheve të Dua janë fotografitë e çiftit me pushime së bashku

Dua dhe vëllai i vogël i motrave modele Bella dhe Gigi Hadid filluan lidhjen në qershor të vitit 2019 dhe u kanë dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të romancës së tyre në rrjetet sociale që nga ajo kohë./Insajderi.com