T’i jepet fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve

T’i jepet fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve

Sot shënohet Dita ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.

Për të shënuar këtë ditë, OSBE organizon panelin e diskutimit me gazetarë, përfaqësues të organeve të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë.

Temë e panelit do të jetë “Siguria e gazetarëve dhe roli i organeve të zbatimit të ligjit dhe institucioneve të drejtësisë për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krime kundër gazetarëve”.

Të rikujtojmë se në Kosovë është rritur dhuna ndaj gazetarëve.