
Tifozët e Barcelonës janë shumë të hidhëruar me largimin e brazilianit Neymar.
Sulmuesi brazilian, Neymar para disa ditësh pagoi klauzolën e tij prej 222 milionë eurove, për t’u transferuar në PSG.
Kjo ka irrituar tifozët e Barcelonës, të cilët nuk janë dakord me këtë largim.
Madje në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Chapecoenses në kuadër të trofeut Joan Gamper, tifozët në Camp Nou kanë kërkuar vdekjen e tij.
“Nuk na duhesh këtu, vdis Neymar ”, thuhet të kenë thirrur tifozët katalunas, shkruan AS.