Tifozët e Interit largohen nga stadiumi me një porosi të veçantë

Tifozët e Interit largohen nga stadiumi me një porosi të veçantë

Interi është duke kaluar nëpër një formë katastrofale në këtë sezon dhe tifozëve iu ka humbur durimi shkaku i rezultateve të dobëta.

Nerazzurrët kanë investuar shumë në skuadër për të provuar rikthimin në Ligën e Kampionëve pas disa sezoneve të dështuara.

Megjithatë, Interi nuk ka mundur të bëj as në këtë sezon, pasi forma e tyre ka qenë e tmerrshme me trajnerët Frank de Boer, por edhe Stefano Piolin e shkarkuar para disa ditëve.

Tifozët duke u larguar nga stadiumi

Këto rezultate dhe mungesa e Ligës së Kampionëve ka bërë që tifozët e Interit të humbin durimin, duke i fërshëllyer në ndeshje ndaj Sassuolos, por edhe duke lënë stadiumin në shenj proteste.

Pjesa e zbrazët e “Curva Nord”

Tifozët e Interit gjithashtu para ndeshjes hapën nja baner të madh ku krahasonte nderin e skuadrës me të një lavireje.

Baneri kushtuar futbollistëve dhe skuadrës

“Edhe një lavire ka më nder se ekipi jonë”, shkruante në banerin e hapur nga tifozët Nerazzur.