Tifozët e United protestojnë para sfidës me Liverpool

Tifozët e United protestojnë para sfidës me Liverpool

Situata te Manchester United nuk është aspak e qetë në prag të sfidës me Liverpoolin, e cila do të luhet ditën e sotme me fillim nga ora 17:30, njofton Insajderi.

Tifozët vazhdojnë të kërkojnë me ngulm largimin e familjes amerikane, Glejzër nga klubi i tyre, ku ata janë pronarë. Tifozët e kanë kërkuar prej kohësh këtë gjë, pas pasi klubi firmosi se do të marrë pjesë në Super Ligën Europiane, kjo i irritoi me çdo kusht dashamirësit e “djajve”, të cilët kanë shpërthyer në protesta.

Gjithmonë para ndeshjeve të United, tifozët mblidhen jashtë stadiumit dhe banderola e parulla, kërkojnë largimin e familjes Glejzër nga pronësia e klubit. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe sot në prag të sfidës me Liverpoolin, teksa për këtë është ngritur në këmbë edhe policia e Machesterit, në mënyrë që të mos ketë ndonjë situatë të pakëndshme. /Insajderi.com