Tifozët e Unitedit po planifikojnë diçka fantastike për Pogban

Tifozët e Unitedit po planifikojnë diçka fantastike për Pogban

Tifozët e Manchester United po planifikojnë një shfaqje të veçantë të mbështetjes për Paul Pogban në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Mesfushori francez ka qenë cak i një abuzimi të egër racor në rrjetet sociale, pasi dështoi të shënonte nga penalltia në barazimin 1:1 të Manchester United kundër Wolves.

Për t’i dalë në mbështetje atij, tifozët e Manchester United janë duke u përgatitur për një mbështetje masive për francezin, kur të shtunën skuadra e tyre takohet me Crystal Palace në ‘Old Trafford’.

Paul Pogba ende nuk ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij, dhe ofendimet racore mund të bëjnë që ta mendojë largimin, ku krah hapur po e pret Real Madrid.