Tifozët e zgjedhin ekipin e sezonit në Premier Ligë

Tifozët e zgjedhin ekipin e sezonit në Premier Ligë

Të dielën zhvillohet ndeshja e fundit e sezonit në Premier Ligë, sezon ky që u dominua nga Liverpool, por që brenda tij, ka akoma gara për pozitat e Ligës së Kampionëve si dhe mbetjes në ligë.

Tifozët kanë votuar si portierin e vitit, Alisson e Liverpool. Në mbrojtje janë po ashtu tre lojtarë të Liverpool, Van Dajk, Robertson dhe Arnold, që kompletohen nga mbrojtësi i Leicester Soyuncu. Në mesfushë ka arritur të hyje Bruno Fernandes i United, për shkak të impaktit të tij tek ky klub edhe pse ai erdhi në Janar. De Bruyne dhe Henderson, e kompletojnë këtë repart.

Sulmi përbëhet nga dy sulmuesit e Liverpool, Salah e Mane dhe nga sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial./Insajderi.com.