Tifozët kroatë janë futur në fushë për t’i sulmuar lojtarët

Tifozët kroatë janë futur në fushë për t’i sulmuar lojtarët

Hajduk Split ka humbur nga Gzira e Maltës në Ligën e Evropës.

Klubi kroat ndeshjen e parë e kishte fituar në Maltë 2-0 avantazh, ndërsa para 20,000 tifozëve në shtëpi humbi 3-1 kështu duke u eliminuar.

Pas ndeshjes, tifozët u futën në fushë duke tentuar madje t’i sulmojnë edhe lojtarët, por konflikti fizik u pamundësua nga sigurimi.

Kanë qenë rreth 50 tifozë që kanë vrapuar drejt fushës, Policia i ndali ata në momentin e fundit që të mos i sulmonin lojtarët.

Situata u qetësua vetëm pas ardhjes së një numri të madh të policëve. Tifozët u larguan nga stadiumi duke fërshëllyer dhe fyer lojtarët.

Nga minuta e parë luajti Francesko Tahiraj, ndërsa në bankë ishte mbrojtësi Ardian Ismajli.