Tiger Woods e bën mrekullinë – fiton në Masters pas rikthimit të jashtëzakonshëm

Tiger Woods e bën mrekullinë – fiton në Masters pas rikthimit të jashtëzakonshëm

Pas të gjitha skandaleve, lëndimeve, operacioneve dhe gjithë momenteve dramatike, Tiger Woods ka fituar Mastersin për vitin 2019.

Pothuajse 11 vite pas fitores së tij të fundit në një turne të madh – pritja më e gjatë në historinë e golfit – Woods ka fituar Mastersin e golfit për vitin 2019, raporton Insporti

Në fund, ai u tregua më i mirë se golfisti italian Francesco Molinari, në Augusta të Georgias.

Kjo është fitorja e tij e parë në një turne të madh që nga US Open i vitit 2008 – dhe e 15-ta në karrierën e tij.

Kështu, golfisti 43-vjeçar të dielën u bë pesë herë fitues i Mastersit, duke u bërë i dyti që ka më së shumti në historinë e këtij sporti – vetëm Jack Nicklaus, që ka fituar gjashtë, ka më shumë.

Kurse, Woods tani ka 15 turne të mëdha të fituar, dhe është vetëm tri prapa legjendës Jack Nicklaus, që kryeson me gjithsej 18.

Kjo është fitorja e parë e Woods në Augusta qën ga viti 2005, ku ai kishte kulmuar pas një dekade dominimi, pasi kishte fituar edhe në vitet 1997, 2000 dhe 2001.

Turneu ‘Masters’ është një prej katër turneve të mëdha në golfin profesionist – të tjerët janë turneu i US Open, turneu Open Championship dhe PGA Championship. /Insporti.com/