Tillerson: Do të vazhdojmë me sanksionet ndaj Iranit

Tillerson: Do të vazhdojmë me sanksionet ndaj Iranit

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Rex Tillerson ka thënë se “Sanksionet kundër Iranit do të vazhdojnë nëse ky vend mbron terrorin dhe zhvillon programin e raketave balistike të cilat janë veprime të papranueshme”.

Tillerson i cili ndodhet në Rijad të Arabisë Saudite, në kuadër të Samitit të vendeve muslimane arabe-SHBA, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij saudit, Adil el-Xhubejr, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë pas një rikujtimi për mospjesëmarrjen e Iranit në këtë Samit, Tillerson tha se ky vend vazhdon të ndihmojë Hezbollah-un në rajone të ndryshme si Liban, Siri, Irak dhe Jemen.