Evropa është e lirë, sipas portalit amerikan i udhëtimeve Matador Network.

Në një artikull kushtuar kryeqyteteve më të lira në Europë, Tirana r" />

Tirana, kryeqyteti më i shtrenjtë në Ballkan

Tirana, kryeqyteti më i shtrenjtë në Ballkan

Evropa është e lirë, sipas portalit amerikan i udhëtimeve Matador Network.

Në një artikull kushtuar kryeqyteteve më të lira në Europë, Tirana rezulton në 10-en më të lirë, përkatësisht e 6 më e lira, në mesin e metropoleve europiane.

Por, nga ana tjetër, është më e shtrenjta në Ballkan.

Sipas Matador, Shkupi është kryeqyteti më i lirë në Europë. Në kryeqytetin e fqinjit tonë Maqedoni, Hoteli mesatarisht kushton 62.91 dollarë/nata; një vakt kushton i përllogaritur mesatarisht 9.50 dollarë, një birrë 1.9 dollarë dhe taksi për 1 km  0.48 dollarë.
Kryeqyteti i dytë me i lirë në Europë rezulton Prishtina.

“Është e vështirë të përcaktojmë ndonjë arsye specifike përse dikush do të duhet të vizitojë Prishtinën, por ka disa nga kafet më të mira në Evropë dhe e dyta më e lirë në 1.17 dollarë. Është gjithashtu shtëpia e një prej pak shembujve me të vërtetë të rëndësishëm të arkitekturës brutaliste, me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Është një seri blloqesh të mbuluara me llamarinë metalike, duke dhënë pamjen e një fortese të mbështjellë në një rrjet të insekteve nga jashtë dhe ka ndjesinë pothuajse të burgut nga brenda. Është quajtur biblioteka më e shëmtuar në botë, por për tifozët e arkitekturës unike, është patjetër një vizitë e domosdoshme.”- thuhet në portal për Prishtinën, e cila kostot për akomodim, taksi dhe ushqim, i ka më të lira se sa në Tiranë.

Qyteti i tretë më i lirë është sërish një Ballkanik, bëhet fjalë për Podgoricën e Malit të Zi,. Akomodimi kushton mesatarisht 67 dollarë, një vakt 14.5 dollarë, një birrë 1.47 dollarë dhe taksi për 1 km 0.53 dollarë.

Për Tiranën, e përllogaritur nga portali i famshëm i udhëtimeve, çmimet janë respektivisht: Hotel: 76.16 dollarë; një vakt: 12.87 dollarë, një birrë 1.39 dollarë dhe një km me taksi 0.92 dollarë, raporton “Monitor”.

Për kryeqytetin tonë portali shprehet kështu: “Stalinizmi: nuk dihet saktësisht për arkitekturën e gjallë që gjendet në këtë qytet. Për këtë arsye, kur Shqipëria më në fund doli nga prapa ‘Perdes së Hekurt’, ndryshoi shumë nga peizazhi i zymtë dhe brutalist i kryeqytetit dhe u mbulua me ngjyra të ndritshme.

Rezultati ishin rrugët që dukeshin sikur komunizmi u shndërrua në Karaibe, ku ndërtesat e vjetra të banimit janë bërë me ngjyra të ndritshme, zarzavate dhe portokalle për t’i dhënë qytetit jetë. Gjithashtu me vlerë është një vizitë te Piramida e Tiranës, një piramidë e braktisur e ndërtuar nga vajza e diktatorit Enver Hoxha që tani është e mbuluar me grafite shumëngjyrëshe dhe slogane politike.”

Kryeqyteti më i shtrenjtë në Europë përllogaritet Monako, me një natë hoteli 456.55 dollarë, më e shtrenjta se në çdo qytet tjetër. I dyti më i shtrenjtë rezulton Reykjavik në Islandë dhe i treti, Dublini në Irlandë.

Përllogaritje, Matador e ka kryer përmes Wanderu – një vend i dedikuar për gjetjen e biletave të lira dhe të trenave – e cila ka parë çmimet për të gjitha llojet e gjërave në çdo kryeqytet evropian: hotele, ushqime, birra, taksi, pranim muze, transport publik, madje edhe kafe.