Tirana pagoi kaq para për Visar Bekajn

Tirana pagoi kaq para për Visar Bekajn

Visar Bekaj është lojtari më i ri i klubit të futbollit, Tirana. Të shtunën në mbrëmje, Tirana ka arritur të sigurojë shërbimet e portierit të Kosovës, nga klubi I fëmijërisë së tij, Prishtina.

Panorama Sport, shkruan se kampionët e Shqipërisë kanë paguar 50 mijë euro dëmshpërblim për transferimin e portierit, ndërkohë që Prishtina ka mbajtur edhe të drejtën e kartonit në masën 20%, nëse ai në të ardhmen do të transferohej në ndonjë klub më të madh se Tirana, transmeton Insajderi.

Portieri më i ri i kampionëve të Superiores, Visar Bekaj, është grumbulluar nga Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese në Greqi dhe Moldavi deri në datën 7 shtator.

Pas largimit nga Prishtina ai ka falënderuar të gjithë, duke premtuar të tjera suksese me Tiranën, ndërsa synim i kryesor i tij është që një ditë të bëhet portieri numër një i përfaqësuese së Kosovës./Insajderi.com.