Dy ish-futbollistët e Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, Jamie Carragher e Gary Neville, janë “përplasur” në rrjete sociale pas titullit të fituar të Cityt.
Sigurisht se këto thumbime të tyre bëhen me shaka, pasi ata janë kolegë në punën e tyre si analistë, shkruan Insporti.
Carragher ka uruar Manchester Cityn duke thënë se ata me meritë e fituan titullin, por nuk harroi ta “thumbojë” Unitedin.
“Urime Man Cityt, fitues të merituar të Premierligës, punë fantastike nga Liverpooli dhe një fitore larg titullit të 6-të mos të harrojmë! Unitedi nuk mund ta mposht as Cardiffin dhe ata janë më të dobët se kurrë”, shkroi Carragher në ‘Twitter’.
Nuk mungoi replika e Neville, që u tall me Carragherin the tifozët e Liverpoolit.
“Urime shok, sezon i mrekullueshëm!”, shkroi Neville krahas një foto montazhe ku shihen lojtarët e Liverpoolit duke “festuar” vendin e dytë. /Insporti.com/