Titulli mbetet në Madrid – rezultatet e javës së 37-të në La Liga

Titulli mbetet në Madrid – rezultatet e javës së 37-të në La Liga

Janë mbyllur 10 ndeshjet e La Ligës, të vlefshme për javën e 37-të në këtë kampionat, njofton Insajderi.

Tashmë edhe zyrtarisht titulli do të mbetet në Madrid, aty ku do të vendoset në ndeshjet e fundit, mes Realit dhe Atleticos. Skuadra e Simeones ka marrë një fitore për infarkt, teksa ka mposhtur me përmbysje Osasunën, që kishte kaluar në avantazh me Budimir në minutën e 76-të, ndërkohë që madrilenët përmbysën falë golave të Lodi në minutën e 82-të dhe Suarez në minutën e 88-të.

Nga ana tjetër, Reali triumfoi minimalisht ndal Athletic Bilbaos me rezultatin 1-0, falë golit të Nacho të shënaur në minutën e 68-të. “Los Colchoneros” tashmë kryesojnë me 83 pikë, dy më shumë se rivalët e qytetit. Në javën e fundit, Reali luan me Villarrealin, ndërsa Atletico do kërkojë fitoren e titullit ndaj Valladolidit.

Barcelona u mposht me përmbysje nga Celta Vigo, duke dalë nga gara për titull, një javë para mbylljes së kampionatit. Fillimsiht Messi kaloi në epërsi nikoqirët, ndërsa përmbysën rezultatin mysafirët me dy golat e Santi Minës.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:

Cadiz -Elche 1:3

Alaves – Granada 4:2

Getafe – Levante 2:1

Betis – Huesca 1:0

Sociedad – Valladolid 4:1

Valencia – Eibar 4:1

Villarreal – Sevilla 4:0

/Insajderi.com