Tjetër viktimë me coronavirus

Tjetër viktimë me coronavirus në Kosov1%.

Tjetër viktimë me coronavirus

Në Mitrovicën e Veriut ka ndërruar jetë një person si rezultat i infektimit me coronavirus.

Drejori i Qendrës Shëndetësore në Veri të Mitrovicës, Zllatan Elek e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e tij.

Ai tha  se dje është bërë një përpjekje për të transportuar tre persona, nga të cilët dy pacientë, të cilëve u duhej shumë mbështetje për oksigjen, u transportuan me sukses në Nish, ndërsa një person i moshuar u kthye dhe humbi betejën me këtë sëmundje pasdite, raporton KO.

93 pacientë aktualisht janë duke u trajtuar në Qendrën Spitalore Klinike në veri të Mitrovicës. /Insajderi.com/