Tmerr në ajër – Momenti kur nisin turbulencat dhe paniku në aeroplanin e “Air Canada”

Tmerr në ajër – Momenti kur nisin turbulencat dhe paniku në aeroplanin e “Air Canada”

Të paktën 37 pasagjerë kanë mbetur të plagosur në fluturim me “Air Canada” pas turbulencave të forta, që detyruan pilotin të bënte ulje emergjente.

Avioni me 284 pasagjerë dhe ekuipazhin, ishte nisur nga nga Vankuveri në Sidnei, por u devijua dhe ndaloi në Havai.

“Tridhjetë njerëz u dërguan në spital në Honolulu, nga të cilët nëntë kishin lëndime të rënda”, thonë zyrtarët.

“Ne u prekëm nga turbulenca dhe gjithçka ra, njerëzit po ‘fluturonin”– tha Jess Smith, një pasagjer në bordin e fluturimit për televizionin lokal KHON.