Mbrojtësi i Tottenham, Toby Alderweireld është zotuar se do të dhurojë “dhjetëra” tabletë në spitale.
Ai do ta bëjë një gjë të tillë për shkak që dëshiron që mjekët dhe të prekurit nga COVID 19 të flasin me më të dashurit e tyre.
“Shpresoj se të gjithë po ndjekin masat e qeverisë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit,” tha 31-vjeçari.
“Virusi krijon shumë nevoja, veçanërisht mungesën e kontaktit personal. Nëse njerëzit janë të sëmurë nuk mund t’i shohin miqtë e tyre, ata nuk mund ta shohin familjen e tyre. Pra, plani im është që të blej dhjetëra tabletë për t’i dhënë spitaleve dhe shtëpive të pleqve në mënyrë që njerëzit të mund të bisedojnë me video me të dashurit e tyre dhe miqtë e tyre për të kaluar në këtë periudhë të vështirë. Në ditët dhe javët e ardhshme unë po përpiqem t’i çoj ato tableta në vendet e duhrura”, vazhdoi ai.
Ai shoqëroi videon e tij me një shënim: “Kushdo që mund të ndihmojë, ju lutemi ndihmoni! Së bashku, ne mund të dalim nga kjo kohë e vështirë.”