Investime të shumta po vazhdojnë të zhvillohen në qytetin e Suharekës. Kryetari i këtij qyteti Bali Muharremaj, ka njoftuar se një park i ri në njërin prej fshatrave të këtij qyteti është drejt finalizimit.
Nuk është vetëm parku i madh i qytetit ai për të cilin ka premtuar i pari i këtij komune, Bali Muharremaj. Muaj më parë është finalizuar ndërtimi i saj, ndërsa tani, Muharremaj ka vazhduar të investoj edhe në parqet e fshatrave.
Se fundi fshati i Sallagrazhdës pati fati që një arë djerrinë e të pashfrytëzuar ta kthente në një park lodrash për fëmijë.
Ky është postimi i plotë:
“Ndryshimi sigurisht se po vërehet.
Një park i ri me kushte moderne për të gjitha gjeneratat, do të përurohet shumë shpejtë në Sallagrazhdë”, shkruan Muharremaj në njoftim.