Tolaj: Nëse Haradinaj bëhet president, do të fitojë vendi

Tolaj: Nëse Haradinaj bëhet president, do të fitojë vendi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka thënë se nëse Haradinaj bëhet president, do të fitojë vendi, njofton Insajderi.

Tolaj tha se nuk është në interes të subjektit politik që Haradinaj të bëhet president, mirëpo këtu fiton vendi edhe çështjet nacionale.

“Vendi është në gjendje të rëndë ekonomike për shkak të pandemisë dhe duhet marrë parasysh edhe shëndetin e qytetarëve, është në interes që të zgjidhet presidenti e jo që vendi të shkojë në zgjedhje”, u shpreh Tolaj në Prime Time në Kanal 10.

Ai shtoi se nëse nuk deri në janar nuk ka një zgjidhje për presidentin, vendi hynë në krizë kushtetuese./Insajderi.com