Tolaj pas aksidentit të mbrëmshëm: Jam mirë me shëndet

Tolaj pas aksidentit të mbrëmshëm: Jam mirë me shëndet

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka thënë se është mirë me shëndet, njofton Insajderi.

Tolaj mbrëmjen e së mërkurës u përfshi në një aksident trafiku në hyrje të Deçanit, ku mbetën të lënduar pesë persona.

“Duke pasur parasysh se nga raportimet e mediave lidhur me një aksident që kemi pësuar mbrëmë, shumë nga ju jeni shqetësuar, u’a bëj me dije se falë Zotit unë jam mirë me shëndet dhe pa ndonjë pasojë.

Ndaj si rrjedhojë do të jem në nivel të angazhimeve të përditshme”, ka shkruar Tolaj në Facebook.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:10 në rrugën Luan Haradinaj është shkaktuar një aksident mes dy veturave. Lëndime kanë pësuar tetë persona, tre prej tyre lëndime më të rënda. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës. Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonal të njësitit trafikut”, ka thënë togeri i policisë në Pejë, Fadil Gashi./Insajderi.com