Tolaj tregon pse Haradinaj duhet të bëhet president

Tolaj tregon pse Haradinaj duhet të bëhet president

Arbër Tolaj, ka numëruar dhjetëra arsye pse lideri i partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duhet të jetë president i vendit.

Ai në një intervistë në Interaktiv, ka thënë se “Haradinaj e ka dëshmuar se ka përgatitjen, është lider konsensual dhe faktor unifikues”.

Tutje ai ka folur edhe për mospajtimet e partnerit kryesor në koalicioni qeveritar, LDK, që Haradinaj të shtyhet para për president.

“LDK-ja e ka të drejtë të mos pajtohet, mirëpo Kushtetuta e thotë se çdo qytetarë i Kosovës që ka moshën 35 vjeç ka të drejtë të kandidojë. AAK-ja muaj më parë në Këshillin e Përgjithshëm, e më pas edhe në Kryesinë e ngushtë ka bërë nominimin e Ramush Haradinajt për president të vendit. Mendoj se si subjekt politik kemi qenë shumë korrekt dhe konkret. Janë disa arsye pse Haradinaj duhet të jetë president dhe ato i dimë të gjithë, është faktor unifikues për çështje të mëdha e nacionale, të cilën e ka dëshmuar në vazhdimësi dhe është lideri konsensual”.

Ai ka folur edhe për periudhën e fundit kur Haradinaj ishte kryeministër dhe sipas tij, ka bërë punë të mëdha për vendin.

Ka thënë se formimi i ushtrisë, Ligji për Trepçen dhe pavarësia e energjetike janë meritë e Haradinajt.

“Besojmë se do të arrijmë te një zgjidhje, e cila është më e mira. Për ne si Aleancë, Ramush Haradinaj është zgjidhja më e mirë”, ka shtuar Tolaj./Insajderi.com