Tom Hanks i bën dhuratë tetëvjeçarit që u përqesh për shkak të emrit Corona

Tom Hanks i bën dhuratë tetëvjeçarit që u përqesh për shkak të emrit Corona

Aktori hollivudian, Tom Hanks, ka qenë njëri nga të famshmit që është shëruar nga infeksioni me COVID-19.

63-vjeçari kishte arritur të kontaktonte Corona De Vries, pasi tetëvjeçari i shkroi Tomit dhe gruas së tij, Rita Wilson, shkruan Mirror.

Gjatë një transmetimi në një televizion australian u bë e ditur se djaloshi kishte shkruar: “Unë e dua emrin tim, por në shkollë njerëzit më quajnë coronavirus. Unë jam shumë i trishtuar dhe i zemëruar kur njerëzit më quajnë ashtu”.

Pasi dëgjoi fjalët, Hanks u përgjigj me një letër që shkruante: “Letra jote e bëri gruan time dhe mua të ndihemi kaq të mrekullueshëm. Faleminderit që një mik kaq i mirë”.

“Unë të pashë në TV, edhe pse isha përsëri në SHBA – dhe të gjithë të shëndetshëm. Edhe pse nuk isha më i sëmurë, marrja e letrës tënde më bëri të ndihem edhe më mirë”.

Krahas shënimit të mirë, Hanks i dërgoi fëmijës një makinë shkrimi të markës ‘Corona’ dhe ai ndau me djalin: “Mendova se kjo makinë shkrimi do t’ju përshtatet”.

Në pamjet e shpërndara në kanalin televiziv Aussie, Corona bërtiti: “Ndjehem sikur jam i famshëm”, kur ai e hapi dhuratën.